FC “Besa Peja”, klubi më i ri i futbollit në Kosovë

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

FC “Besa Peja” është klubi më i ri i futbollit në Kosovë.

Ky klub, përmes komunikates së lëshuar, ka bërë të ditur se janë mbledhur 100 persona të profileve të ndryshme nga qyteti i Pejës dhe diaspora, që u janë përgjigjur pozitivisht iniciativës për themelimin e klubit.

Besa Peja do të nisë garat nga sezoni i ardhshëm, nga Liga e Tretë e futbollit kosovar, sipas express.

Synimi i këtij klubi është që në afat 3 deri në 5 vite të sigurojë inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

U njoftua gjithashtu se në javët në vazhdim do të bëhen të ditura zhvillimet tjera rreth këtij klubi.

Të ngjashme