Federico Chiesa ka arritur lartësinë e tij të mërkurën në mbrëmje pasi shënoi golin e fitores ndaj Atalantas në ndeshjen që Juventusit ia dhuroi trofeun e Kupës së Italisë.
Në një sezon të vështirë për ‘Zonja e Vjetër’, paraqitjet e Chiesas kanë qenë vazhdimisht të jashtëzakonshme, dukë shënuar 13 gola dhe duke dhënë 10 asistime.
Juventus do të paguajë me kënaqësi Fiorentinës plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij përgjithmonë.
Sidoqoftë, rruga e Chiesa për në majë ka qenë e vështirë, për shkak të krahasimeve me babanë e tij Enricon, ndërsa kishte momente që ai donte të hiqte dorë nga futbolli.
“Unë kam pasur një karrierë me ulje-ngritje si fëmijë”
“Në moshën 13 vjeçare kaloja një periudhë aspak të mirë. Unë shihja shokët e mi të ekipit duke u përmirësuar fizikisht dhe teknikisht, duke luajtur çdo të diel, ndërsa unë e kisha të vështirë të mbaj ritmin dhe më duhej të “zbrisja” për të luajtur me lojtarë që ishin një vit më poshtë për të pasur minuta”.
“Ishte aq e vështirë sa që mendova të hiqja dorë nga futbolli”.
“Me vendosmëri, ndihmën e prindërve të mi dhe të një trajnerit që më bëri të rritem shumë në nivelin personal, fillova ta konsideroj stërvitjen e përditshme si sfidën time personale dhe arrita ta ngjitesha”, ka treguar Chiesa për fëmijërinë.
Dhe tani, në moshën 23 vjeçare, karriera e tij po bëhet gjithnjë e më e mirë.
Ai ka regjistruar 58 gola dhe 39 asistime në 235 ndeshje me Fiorentinën dhe Juventusin, ndërsa zhvilloi një ndeshje të mirë par syve të Roberto Mancinit, disa javë para Kampionatit Evropian.