Në Kosovë po vazhdojnë të paraqiten kandidaturat e subjekteve politike për kryetarë të Komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Në Komunën e Mitrovicës, kandidaturën për kryetar komune e ka konfirmuar vetëm kryetrari i deritanishëm, Agim Bahtiri.
Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se nga Vetëvendosje, për kryetar të kësaj Komune mund të kandidojë Fehmi Ferati. Sipas këtij burimi Ferati është emri më i diskutuar që të dal si kandidat.