Lori Hoxha me unazë fejese?

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 10:37 | Nga

Trashëgimtarja e Top Channelit, e cila vijon pushimet në SHBA, ka befasuar ndjekësit me postimin e saj të fundit nga plazhi.

Në foton ku Lori Hoxha shfaqet e qeshur duke mbuluar fytyrën me dorë, ajo që të bie në sy është unaza në gishtin e fejesës.

Ky fakt ka ngritur dyshime, ndaj komentuesit nuk e kanë kursyer duke e uruar 22-vjeçaren për fejesën.

Por, Lori është treguar e shkathët: “Jo, nuk jam fejuar. Faleminderit shumë!”, ka shkruar bjondja duke mohuar zërat për zyrtarizimin e lidhjes së saj 4-vjeçare me bashkëmoshatarin Vis Bajraktari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme