Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës.bëjnë me dije se atje një fëmijë e ka humbur jetën.

Rasti u konfirmua për Ekonomia Online nga Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Pejës Driton Rugova.

“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha Rugova

Të ngjashme