Jeta e tij është një që ëndërrojnë fëmijët e çmendur pas futbollit. Një futbollist i Premier Leagues, që luan për vendin e tij, jeton në një shtëpi të bukur në lagjen më të kërkuar në Londër.
I relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë, reprezentuesi i Francës, Mamadou Sakho qëndron ulur në divan veshur me një fanellë të bardhë.
Ai është person shumë i mendueshëm. Flet për dëshirën që të studiojë në të ardhmen, ndërsa vlerëson se futbolli është një botë e mbyllur dhe dëshiron të hapë mendjen – dhe po ashtu pëlqen të flasë për projektet e tij të bamirësisë, e një prej tyre do të përfshijë punën me berberin nga jugu i Londrës, Nikky Okyere.
Kur i flet bashkëshortes së tij Majdas dhe dy vajzave të tij, Sakho e thotë në gjuhën frënge. Në katin sipër është fëmija i porsalindur i çiftit duke fjetur. Fëmija më i vjetër qëndron prapa kamerave dhe shikon me kureshtje, duke u impresionuar me gjithë atë bujë.