Fëmijët në Gjilan njoftohen për institucionet e sigurisë

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:06 | Nga

Policia në Gjilan, thotë se sot në lagjen Dardania te “Çerdhja e re e fëmijëve”, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, KFOR-i, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe Zjarrfikësit kanë mbajtur një prezantim për fëmijë dhe qytetarë të komunës së Gjilanit.

Ngjarja, ka filluar nga ora tetë e mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 11.

Qëllimi dhe mesazhi i kësaj, siç bëhet e ditur përmes jnë komunikate të dërguar nga Policia e Gjilanit, ka qenë që qytetarët, fëmijët dhe prindërit të njihen për së afërmi me institucionet e Sigurisë së vendit dhe mjetet e tyre të punës së përditshme.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe personalitete tjera të drejtorisë së Arsimit kanë mbjellë një pemë paqeje në oborrin e çerdhes si simbolikë për një vend të qetë të sigurt dhe prosperuar për të gjithë.

Stacioni policor i Gjilanit ka planifikuar dhe është kujdesur mirë që kjo ngjarje domethënëse të kaloj pa asnjë incident, duke shtuar ndjenjën e sigurisë për të gjithë qetarët e Komunës së Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme