Një grup i fëmijëve nga të gjitha komuna e vendit kanë shpalosur probleme e tyre në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet u mundësua nga Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve.
Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit, tha se Qeveria e Kosovës është shtëpija efëmijëve dhe se zëri i tyre do të dëgjohet cod herë.
Edhe pse tha se ka shumë sfida, ai shtoi se po punohet në parandalimin e diskriminimit.
“Ju jeni zëri më i fuqishëm për të bërë ndryshime në Kosovë. Do të flasim më shumë për punën që keni bërë. Por ka edhe sfida e vështirësi. Dje me kryeministrin Kurti kemi lansuar fushatë ku janë vendos prioritete për fëmijët tanë. Ju jeni ardhmëria e vendit sepse po investojmë fuqishëm në ju”.
“Ne sot do e dëgjojmë zëri e juaj. Kjo është shtëpia juaj dhe keni për ta pasur këtë derë të hapur. Kemi vendos politika të qarta për ta parandaluar diskriminim sepse ka sfida. Zëri juaj do të jenë më frytdhënës për të orientuar institucionin sa i përket të drejtave të fëmijëve”.
Veton Kryeziu, nga Save the Children, tha se cdo dite duhet të ketë angazhim sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
“Ne jemi të angazhuar çdo ditë për të drejtat e juaj. Tash edhe në aspekt të zbatimit të këtij ligji i cili duhet të zbatohet”.
Naser Lajqi, nga organizata Syri Vizion, tha se nëse nuk respektohen të drejtat e fëmijëve, fjator janë të rriturit, duke shtuar se është bërë pak në këtë drejtim.
“Na jemi çdo ditë teren duke realizuar aktivitete me ju. Nëse situata me të drejtat e juaj nuk është e kënaqshme ne jemi fajtor. Por po mundohemi të punojmë sepse nuk kemi bërë mjaft”.
Drion Shaqiri nga grupi i fëmijëve Respektoni të Drejtat Tona (ROR), tha se të drejtat e garantuar me ligj nuk po zbatohen.
Ai tha se presin që Qeveria në planin e saj të përfshi edhe zbatimin e të drejtave të tyre, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë.
“Nuk do të thotë vetëm një ditë të bëhet thirrje për respektim të të drejtave të fëmijëve, por secila ditë duhet të jetë e fëmijëve. Jemi e ardhmja e një shteti por ajo e ardhme nuk do të mund të jetë perfektë nëse të drejtat e fëmijëve nuk garantohen nga ligji dmth zbatimi i atyre të drejtave nuk po zbatohen siç duhet. Ne nuk do të ndalemi kurrë”.
“Nuk është hera e parë që na ftoni dhe do të vijmë prapë. Ne nuk do të ndalemi kurrë me avokuar për të drejtat tona edhe pse nuk gjejmë zbatim sa duhet. Shpresojmë në plan-programin që ka Qeveria dhe këto të drejta do të zbatohen edhe më shumë”.
Alena Rexhepi, nga Asamble Komunale e fëmijëve në Prishtinë, ka porositur bashkëmoshatarët që të ngrisin zërin për të drejtat e tyre, duke shtuar se të gjithë janë të barabartë, raporton EO.
“Të gjithë fëmijët të ngrisim zërin sepse e dimë çdo të thotë të rritemi me dashuri. Jemi të gjithë të barabartë dhe duhet të konsiderohemi si të tillë”.
Qëndresa Ibra Zariq, zyrtare për të drejtave të fëmijëve zyra e kryeministrit, tha se fëmijët janë ët përfshirë në punë të rënda dhe se ka raste te dhunës në shkolla, por edhe bulëzim.
Prandaj sipas saj, duhet që të gjithë të ngrisin zërin në mënyrë që të parandalohen këto dukuri.
“Është obligim yni t’iu dëgjojmë kërkesat e juaja dhe ne t’i përkthejmë dhe t’i përfshijmë në politikat prioritete të Qeverisë. Ne kemi fëmije që janë të përfshirë në punë të rënda mirëpo nuk do thotë që i shohim dhe nuk veprojmë. Fatkeqësisht kemi raste të dhunës në shkollë”.
“Mirëpo kemi dhunë edhe në mesin e fëmijëve dhe bulimi është më i lartë. Duhet ta ngrisim zërin çdo ditë për të drejtat tona”.