Fëmijët njihen me dëmet dhe pasojat e korrupsionit

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 13:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Studime të Avancuara (FIT) ka organizuar konferencën përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku pjesë e kësaj konference ishin 30 nxënës nga tetë shkolla të katër komunave të Kosovës.

Në këtë pjesë diskutimi me nxënës ishte edhe përfaqësuesja nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Collen Hyland, e cila para nxënësve tha se korrupsioni është temë e zorshme dhe emocionale.
Ajo gjithashtu tregoi edhe eksperiencat e saj me korrupsionin.

“Në jetën profesionale nuk jam përballur me korrupsionin. Korrupsioni është një gjë që njerëzit përballen në tërë botën jo vetëm në Kosovë. Thjesht është që duhet të insistoni që kjo gjë të mos ndodh. Luftimi i korrupsionit nuk është i lehtë por duhet punë dhe kurajo”, u ka thënë nxënësve të shkollave të ndryshme të Kosovës Hyland.

Florian Dushi, zëvendësministër i Drejtësisë, duke iu drejtuar fëmijëve tha se duhet një vetëdijesim i përgjithshëm i shoqërisë, për dëmet dhe pasojat që shkakton korrupsionit, duke shtuar se Kosova ka bazë ligjore për të parandalur korrupsionin, por që nuk po zbatohet.

“Korrupsionin duhet të shohim në dy aspekte aspekti i parë është represiv i cili është prezent në Kosovë kurse pjesa preventive e cila edhe po mungon për arsye që duhet të bëjmë më shumë për vetëdijshmin e shoqërisë. Kosova nuk mund të akuzohet që nuk ka bazë ligjore, por Kosovës i mungon respektimi i ligjit”, ka thënë Dushi.

Kurse drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha se AKK ka për qëllim sensibilizimin dhe informimin e parandalimit të korrupsionit.

“Agjencia heton raste nga më të ndryshme nga ato hetuese e deri tek prokurimi publik. Njëra ndër çështjet është edukimi i qytetarëve me qëllim që të keni njohuri sa më shumë rreth korrupsionit. Masat që i kemi marrë janë mbi 200 raste të cilat po vazhdojmë t’i trajtojmë”, ka thënë Havolli.

Kjo është dita e fundit e javës kundër korrupsionit. Në kuadër të kësaj jave janë mbajtur aktivitete të ndryshme prej të cilave qytetarët kanë marrë informata për nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Të ngjashme