Feraj i VV-së akuza opozitës se është e gatshme ta shes veriun për “kthim në pushtet”

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Hysamedin Feraj këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka akuzuar opozitën, duke thënë se për kthim në pushtet mund ta “shesin veriun”.

Feraj përmes një shkrimi në Facebook, ka imagjinuar një bisedë për punën e veriut, ku ka shtruar dy pyetje.

Ai ka shkruar se në pyetjet “Sa është çmimi i Veriut të Kosovës? Për sa vlen të shitet?”, Kurti do të përgjigjej që nuk është në shitje, ndërsa sipas tij, opozita do ta shiste për kthim në pushet dhe për disa investime nga BE e SHBA.

Shkrimi i tij:

Sa është çmimi i Veriut të Kosovës? Për sa vlen të shitet?

Albni: nuk është për shitje, s’ka çmim.

Opozita: kthimi ynë në pushte + disa miliona euro/dollare investime nga EU /SHBA.

“Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?

Të ngjashme