Ferati viziton familjen Vuthaj në Vrellë: Mbështetje e fortë për LDK-në në Istog

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim në fshatin Vrellë, ku është pritur nga familja Vuthaj dhe kandidatët Ryven, Shefqet dhe Agon.

Ferati theksoi harmoninë dhe mbështetjen e fortë që LDK-ja po gëzon në këtë rajon, duke falënderuar familjen Vuthaj për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.

“Vazhdojmë në Vrellë, ku na pret familja Vuthaj, së bashku me kandidatët tanë, Ryven, Shefqetin e Agonin.
Të njohur për harmoninë e tyre, ata nuk mund të na mirëpresin ndryshe, veçse me frymën e LDK-së, e cila tashmë ka zënë vend në mbarë Istogun.Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi ai.

Të ngjashme