Ferdinand thumbon trajnerin gjerman

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 22:21 | Nga

Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares së Anglisë dhe Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka drejtuar kritika ndaj trajnerit gjerman, Joachim Low, pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës.

Ferdinand përmes rrjetit social Twitter i ka drejtuar një pyetje futbollistit gjerman Leroy Sane, njërin ndër yjet e kampionëve të Premier Leagues, Mancheseter Cityt.

“Leroy Sane ku je ti? Tifozët e e Gjermanisë duhet aq të jenë nevrikosur. Lojtari i ri më i mirë i tyre, është lënë të kënaqet në plazh, në vend se të luante në Kupën e Botës Russsia 2018. Çmenduri”, ka shkruar Ferdinand.

Sane ishte titullar në shumicën e ndeshjeve të sivjetme me Manchester Cityn, por nuk u ftua farë në Rusia 2018 nga përzgjedhësi Joachim Low.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme