Ferdinand: Torres ishte sulmues shkatërrues, Vidic vuante nga ai

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedi, Rio Ferdinand, e pranon se Fernando Torres i kishte shkaktuar shumë telashe atij dhe ish-bashkëlojtarit të tij Nemanja Vidic, gjatë përballjeve të tyre në ndeshjet derbi mes Unitedit dhe Liverpoolit.

Torres u bë i njohur për paraqitje mbresëlënëse në fanellën e Liverpoolit kundër njërës prej dyshes më të mirë në botë në dekadën e kaluar, Ferdinand-Vidic.

Ferdinand e pranon se Torres ishte lojtar me cilësi shumë të lartë dhe se Vidic në veçanti, kishte shumë telashe për ta ndalur spanjollin.

“Gjatë karrierës gjithmonë e takon një lojtar që është i fortë për ty. Ai mund të mos jetë lojtari më i mirë në planet, por stili i tij i lojës është i krijuar për ta lënduar stilin tënd”, tha Ferdinand.

“I tillë ka qenë Torres për Vidicin. Ai është lojtar ndaj të cilët ka qenë shumë e vështirë të luaje”, shtoi ai.

“Torres ishte lojtar i madh në kulmin e karrierës së tij, kur ishte në Liverpool, ishte ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ai ishte sulmues shkatërrues”, theksoi ai

Të ngjashme