Shpëtim Zhegrova më nuk do të jetë nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë pasi më kërkesë të tij është liruar nga kjo pozitë të cilën nga sot do ta mbajë Hava Ruka-Mlinaku.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës Ferit Idrizi që ka njoftuar se ka liruar Zhegrovën nga kjo pozitë pas kërkeses së vet nënkryetarit Zhegrova.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë,
Ju njoftoj se sot, me kërkesë të tij kam liruar nga pozita e nënkryetarit, z.Shpëtim Zhegrova, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar në detyrë përgjatë këtyre viteve si nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë.
Ndërsa, nënkryetare të Komunës së Vushtrrisë, nga sot kam emëruar, znj.Hava Rruka-Mlinaku, që deri tani ka ushtuar detyrën e drejtoreshës së Administratës.