Ferit Idrizi takohet me ministrin Hajrullah Çeku, diskutojnë për nevojën e investimeve në trashëgiminë kulturore të Vushtrrisë

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar takimin e radhës e që është zhvilluar më ministrin e kulturës rinisë dhe sportit, Hajrullah Çeku.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi, ka thënë se Çekut i ka prezantuar projektin e stadiumit të qytetit “Ferki Aliu”, nevojën për renovimin e Palestrës Sportive “Jeton Tërstena”, Urës së Gurit, Hamamit të Qytetit, gjendjen e ish-objektit të gjykatës, si dhe objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore, raporton Ekonomia Online.

“Për të gjitha këto projekte, morëm zotimin për mbështetje nga Ministri Çeku”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

TAKIM ME MINISTRIN E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

Takimin e radhës e pata me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Hajrullah Çeku, të cilit i prezantova projektin e stadiumit të qytetit “Ferki Aliu”, nevojën për renovimin e Palestrës Sportive “Jeton Tërstena”, Urës së Gurit, Hamamit të Qytetit, gjendjen e ish-objektit të gjykatës, si dhe objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore.

Për të gjitha këto projekte, morëm zotimin për mbështetje nga Ministri Çeku.

Ministër Çeku faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin!

Të ngjashme