Ferit Keta mposhti turkun për t’u shpallur kampion i ri i botës në kikboks

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ferit Keta u shpall për herë të parë kampion bote në kikboks, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Mynih.

Më 8 shtator, Feriti fitoi në eventin e Dibrës së Madhe në boks dhe kundërshtari shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale duke i kërkuar revansh dhe vuri në ring titullin që mbante si kampion bote, raporton Tch.

Ferit Keta, që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, fitoi bindshëm duke arritur që ta mposhtë rivalin e tij dhe të fitojë një titull bote.

Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme