Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.A., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal.
Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat në Komunën e Ferizajt, me qëllim të frikësimit e kanos të dëmtuarin – akuzuarin V.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme dhe shqetësimeve të vazhdueshme që i’a bënte i akuzuari lidhur me pronën, ashtu që me dashje dhe me qëllim të frikësimit me mjet (sëpatë) e mbanë lartë në pozicion të përshtatshëm për t’i shkaktuar lëndime trupore, pastaj e kanos me fjalë “qetash ta … (fjalë fyese)… e nanës që po mi thirr policinë” me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën e tij.
Po ashtu, gjykata ka marrë edhe një aktvendim të veçantë, me të cilin F.A. është dërguar në paraburgim deri në formën e prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.
Sipas gjykatës, kjo masë është vendosur pasi i pandehuri, edhe gjatë seancës fillestare të mbajtur më 16 qershor 2026, ku kishte pranuar fajësinë, ka vazhduar me sjellje kërcënuese ndaj të dëmtuarit.
“Nuk jam penduar për këto veprime dhe me gjak do ta paguaj sakicën djali i vëllait të tij që’ është polic dhe unë nuk e la këtë punë me kaq dhe e njoftoj se radion nuk e ndali kurrë e përjetë” kishte thënë i akuzuarit gjatë seancës fillestare.