Komuna e Ferizajt po vazhdon të investojë në asfaltimin e rrugëve të cilat e lidhin këtë qytet me fshatrat e saj, raporton Ekonomia Online.
Për të lehtësuar lidhjen me qytetin, po vazhdon asfaltimi i pjesë së mbetur të rrugës, Ferizaj-Burrnik-Kashtanjevë.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë se ky investim hap mundësitë e zhvillimit ekonomik për ato pjesë.
“Po vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur prej 5.5 kilometrave të rrugës Ferizaj- Burrnik-Kashtanjevë investim ky në infrastrukturën rrugore që hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore”, ka thënë Aliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.