Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ndërkaq, raportohet se janë vjedhur 44 mijë euro e 25 mijë franga zvicerane dhe ari në vlerë 20 mijë euro.
Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë të arrestuar.