Fermerët ferizajas kërkojnë zgjatje afatit për subvencione, thonë se nuk i takoi askush nga Ministria e Bujqësisë

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 13:12 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra fermerë nga Ferizaj kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të mbylljes së aplikimit për subvencione. Ata kanë kërkuar takim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për të zgjatur afatin për aplikim, raporton Ekonomia Online.

E shkak i protestës para objektit të Qeverisë, është bërë për arsye se askush nga Ministria e Bujqësisë nuk po i pranon në takim.  

Xhevat Blenishti, fermer nga Ferizaj, tha për Ekonomia Online se institucionet komunale dhe ato qeveritare po ia bartin fajin njëra-tjetrës.

Ai tha se kërkesa e vetme është zgjatja e afatit për aplikim.

“Ne jemi disa fermerë që kemi ardhur nga komuna e Ferizajt. Para dy vjetësh është bërë mbyllja e aplikacioneve dhe ministria e bujqësisë na refuzojnë gjoja se gabimet janë në drejtorinë Ferizaj. Drejtoria e Ferizajt thotë se fajtorë janë ministria e bujqësisë. Qe dy ditë nuk na pranon askush në Ministri të Bujqësisë, andaj kemi ardhur te Qeveria. Drejtori na ka dhënë arsyetimin se ka bërë tri herë kërkesë për zgjatjen e afatit. Unë jam fermer me 7 hektar tokë dhe asnjë donacion nuk e kam marrë nga ministria përveç subvencioneve”.

“250 fermerë na kanë lënë në rrugë dhe kemi pritur në korridore të Ferizajt dhe na kanë larguar e kemi mbetur në rrugë. Unë i bëjë thirrje zotëri Pecit se këto gabime nuk guxojnë të përsëriten sepse në qoftëse 200 fermerë kanë aplikuar të drejtën e kanë edhe këta  200 tjerë me apliku dhe ky gabim nuk guxon të përsëritet”, tha ai.

Të njëjtën po e kërkon edhe fermeri tjetër, Naim Kurtaliqi.

“Ne kishim bërë kërkesë në ministri që atyre njerëzve që na kanë bërë termin në Ferizaj atyre le t’u kryhen punët, sepse jemi duke pritur me javë. U mbyll sistemi e ata njerëz që jemi të na jepet mundësia të aplikojmë”, tha ai.

Të ngjashme