Fermerët pejan inkurajohen për prodhim ushqimesh bio

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 11:15 | Nga

Drejtoria komunale e Bujqësisë në Pejë në bashkëpunim më organizatën “BIO-365” nga Shqipëria ka organizuar të martën një seminar për prodhimin e ushqimeve “Bio” më fermerë të kësaj komune, që kultivojnë fruta – perime, bimë aromatike dhe mjekësore.

Në këtë seminar të mbajtur të martën në Pejë fermerët janë inkurajuar nga ekspertët e Shqipërisë të kësaj fushe, që të nisin të merren me prodhimet organike dhe t’i shmangin prodhimet me përdorim pesticidesh dhe plehrash kimikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Profesori Hekuran Rapaj nga organizata “BIO-365” ka treguar se ky është një projekt i Bashkimit Evropian.

Për rëndësinë e prodhimit të produkteve bujqësore pa plehra kimikë, ai dha si shembull, sipas tij, mjaft të vrazhdë në spitale që, siç tha ai, janë mbushur me të sëmurë me sëmundje të ndryshme si pasojë e konsumimit të ushqimeve që prodhohen me plehra kimike dhe nga ushqimet që vijnë nga jashtë dhe kanë përbërës kimikë.

“Ne në këtë rast u bëjmë thirrje fermerëve për të prodhuar ushqime bio vetëm me plehra organike e pa përdorur pesticide e plehra kimike”, u shpreh ai, derisa prezantoi disa plehra organike, që, sipas tij, e fuqizojnë bimësinë, përmirësojnë cilësinë e tokës dhe të prodhimit, rrisin standardet e prodhimit për treg evropian për të gjitha llojet e produkteve bujqësore e pemëtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme