Feronikeli e ka rigjetur rrugën e fitores në Ipko Superligën e Kosovës pasi e mposhti 1-0 Trepçën ’89 në udhëtim të shtunën.
Ndërkohë, përcjellësi i parë i klubit nga Drenasi, Prishtina e ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke e çuar në katër sosh pasi e mundi 3-0 Gjilanin në udhëtim, raporton Gazeta Express.
Golin e tri pikëve për Feronikelin e realizoi Arbër Prekazi në minutën e 60-të.
Ndërkohë, në fitoren e Prishtinës ndaj Gjilanit, golat i shënuan Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica dhe Lorik Boshnjaku.
Në ndeshjet tjetër të javës së 12-të të zhvilluar sot, Llapi e mposhti Drenicën 2-0 në Skenderaj.
Feronikeli mbetet lider me 26 pikë, dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë.