Feronikeli shkëputet në krye të tabelës me fitore të thellë ndaj Dritës

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Dritës, për t’u shkëputur në krye të tabelës.

4 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm në Drenas, transmeton Koha.net.

Kastriot Rexha shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 33, që ishte rezultati i pjesës së parë.

E në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola përmes Da Silvas, Fazliut e Hotit.

Golin e vetëm për Dritën e shënoi Shaqiri në minutën e 63.

Në krye të tabelës Feronikeli ka 74 pikë, derisa rivalët e saj Llapi e Prishtina po barazojnë momentalisht. Ndërsa Drita në vendin e katërt ka 48 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme