Në vargun e bashkorganizimeve me shoqatat arsimore dhe kulturore në diasporë, më 16 shkurt 2020 , në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, për herë të parë Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së bashku me bashkësinë shqiptare “Faik Konica” dhe me shoqatat e bashkuara në Forumin e Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar shënuan 12-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë manifestim morën pjesë rreth 300 bashkatdhetarë, ndër ta edhe ministrja këshilltare, e ngarkuar me punë nga Ambasada e Republikës së Kosovës, znj. Arrita Gjakova, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qirjako Qirko, si dhe disa anëtarë të Parlamentit Britanik. Programi artistik me recitale, këngë e valle ishte përgatitur nga nxënësit e shkollave shqipe të mësimit plotësues në Londër.