Në kuadër të festivalit “Lahuta, Okarina, Polifonia”, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, u bë prezantimi i lahutës nga lahutarë të trevave të ndryshme nga Kosova dhe Malësia e Shkodrës.
Organizatori i këtij festivali, Sokol Plakolli, tha se e veçanta e kësaj ngjarjeje është peticioni nga lahutarët për riinicimin e certifikimit të lahutës në UNESCO, i cili sipas Plakollit, pritet që sot të nënshkruhet edhe nga Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
“Jemi në ditën e tretë të festivalit, jemi duke e realizuar festivalin e lahutës, okarinës dhe polifonisë, organizuar nga qendra për zhvillimin e kulturës trandicionale ‘Shkabat’ këtu në Prishtinë. E veçanta e këtij festivali është se është realizuar një peticion nga lahutarët e që sot do të nënshkruhet edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit për riinicimin e lahutës, okarinës dhe polifonisë në UNESCO”, tha Plakolli.
Plakolli tha se ata janë drejt disa hapave konkret për certifikimin e këtij instrumenti në UNESCO.
“Kjo është një punë e kryer ngase ne kemi mjaftë bagazh të lahutërve të këngëve kreshnike të cilët dëshmojnë se lahuta është e jona, është bërë një padrejtësi e madhe edhe mediale ndaj lahutës, pasi po thuhet se lahutën e mori ky e mrri ai. Lahuta është një instrument i lashtë dhe nuk i takon askujt dhe është i të gjithëve dhe secili që ka bagazh mund ta certifikojë atë në UNESCO apo kudo tjetër. Ne jemi drejt hapave konkret për ta riinicuar certifikimin e lahutës, por kemi bërë edhe disa hapa tjerë që janë të rëndësishëm”, tha Plakolli.
“Festivali po shkon shumë mirë, kemi edhe okarinës sot, pastaj i kemi edhe këngët kreshnike dhe krejt në fund këto do ti gërshetojmë me polifoni, kemi themeluar këto ditë edhe shkollën e parë të lahutës dhe lahutarëve të rinj dhe është mjaftë e mirë pjesëmarrja e të rinjve në festival”.
Sipas tij, nuk ka pasur aspak interesim të pjesëmarrësve dhe për këtë qëllim dita e tretë dhe e katërt do të mbahen në shesh që të rritet interesimi.