Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka thënë se plani i tij si kryetar i komune është ndërtimi i një Parku Industrial, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se më këtë park do të ndihmoheshin bizneset dhe do të krijohen vende të reja pune.
“Detyra e parë e imja si kryetar komune përveç menaxhimit të pandemisë, do të jetë studimi i fizibilitetit për një Park Industrial. Më këtë Park Industrial do të vendosim ndërmarrjet tona në rend të parë. Do të krijojmë infrastrukturë të nevojshme”, ka thënë Fetahu.
Ai gjatë vizitës në kompaninë e lëngjeve “Laberioni”, tha se do të krijojë edhe një zyre brenda komunës për t’i ndihmuar bizneset dhe eliminuar burokracinë.
Pronari i kompanisë “Laberioni”, falënderoi Fetahun për vizitën. Ai tha se përkundër punës së bërë deri tani, ende duhet bërë për të ndihmuar prodhuesit vendës.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se Naim Fetahu do ta bëjë ndryshimin në Podujevë.