Drejtori i Instituti Octopus, Arben Fetoshi, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë, duke i cilësuar ato si kërcënim serioz për demokracinë, stabilitetin institucional dhe të drejtat politike të komunitetit serb në Kosovë.
Në një analizë të titulluar “STOP BEOGRADIT”, Fetoshi thekson se Serbia vazhdon të përdorë mekanizma politikë, informativë dhe të sigurisë për të kontrolluar votën serbe në Kosovë dhe për të penguar pluralizmin politik brenda këtij komuniteti.
Sipas tij, Republika e Kosovës ka garantuar të drejta të zgjeruara për komunitetin serb, përfshirë përfaqësimin në Parlament dhe institucionet qendrore, por shteti duhet të sigurojë që mandatet e rezervuara të përfaqësojnë interesat e qytetarëve serbë të Kosovës dhe jo “urdhrat politikë të Beogradit