Derbi i madh holandez mes Feyenoordit dhe Ajaxit ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1.
Ajax kaloi në epërsi që në minutën e katërt me golin e Brandt, por vendasit reaguan shpejt dhe vetëm katër minuta më vonë Valente realizoi për 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ky barazim nuk i ndihmon shumë Feyenoordit, i cili vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë dhe renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, larg zonës së Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Ajax mbetet në pozitën e dytë me 29 pikë, tri më pak se lideri PSV Eindhoven.