FFK-ja pret që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i mbushur për ndeshjen me Ishujt Faroe

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 09:04 | Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pritet t’i hapë dyert për Përfaqësuesen e Kosovës dhe tifozët e saj, më 10 shtator, për ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Ishujve Faroe.

Për futbollistët e Kosovës do të jetë kjo ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe e para në shtëpi, shkruan Koha Ditore.

Ndonëse përgjigjja zyrtare lidhur me licencimin e stadiumit nga UEFA nuk ka ardhur ende në FFK, shtëpia evropiane e futbollit ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në Prishtinë, ndërsa FFK-ja tashmë ka nisur përgatitjet.

Biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe do të dalin në shitje javën e ardhshme, kanë thënë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme