Fier, automjeti i policisë përfshihet në aksident, 5 të plagosur

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Një automjet policie është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë, rreth orës 14:50 të kësaj të enjteje.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe 3 pasagjerë në total, njëri në automjetin e policisë dhe tjetri në automjetin e një shtetasi tjetër.

Makina e policisë drejtohej nga 49-vjeçari A.D., ndërsa mjeti “Volkswagen” drejtohej nga 51-vjeçari A.Z. Pasagjeri që shoqëronte efektivin është identifikuar si 26-vjeçari V.Z., ndërsa dy pasagjerët e tjerë janë 44-vjeçarja V.Z. dhe 60-vjeçarja B.B..

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor ndërkohë është ngritur për të mësuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme