Fifi paralajmëron këngën “Ninullë dashurie” me imazhe atraktive

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, së fundmi po merr vëmendje të madhe nga fansat e saj.

Ajo në disa postim të ndara në rrjete sociale u ofron fansave të shohin më afër karrierën profesione, përfshirë edhe jetën personale.

Ndërkaq, kësaj radhe ajo ka zgjedhur që të josh ndjekësit në Instagram përmes disa imazheve të mrekullueshme.

E veshur me një këmishë të bardhe, mbi të është është parë një bluzë me ngjyr kafe, që e perfeksiononte dukjen e saj.

“Së shpejti, ninullë dashurie”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Fifi përmes fotografive ka bërë të ditur se projekti i saj më i ri do të publikohet në platformat digjitale.

Derisa po përgatitet për këngën, “Përjetësi” mbetet hiti i fundit që erdhi në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme