Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta ka bërë të ditur se ka fakte se në Prishtinë ka vjedhje të votave, andaj sic tha ajo duhet të bëhet rinumërim brenda partive, shkruan Ekonomia Online.
Bejta theksoi se rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve.
Postimi i plotë i Bejtës:
Në Prishtinë ka vjedhje të votave , duhet të rinumrohen votat e kandidatëve brenda partive. Kam fakte për një gjë të tillë.
Rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve!
Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.
Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare.
Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve.
Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha.
Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë.
Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave.