Zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore, në dorë të Qeverisë

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 08:21 | Nga

Me gjithë paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, se nga 1 korriku 2016 do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore, kjo nuk ka ndodhur.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë përsëritur se janë gati dhe po presin vendimin e Qeverisë. Institucionet shëndetësore publike vazhdojnë të përsërisin se nuk janë të gatshme për të filluar implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e premiumeve. Zyrtarët e saj nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës se kur do ta qesin në rend dite këtë propozim.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë që vendimin për të filluar mbledhjen e premiumeve do ta marrë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa./KD/

Të ngjashme