Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.
Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës Drejtori i përgjithshëm i Doganës Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.
Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.
Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.
Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.