Fillojnë reshjet e borës në Prishtinë, bien temperaturat

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brenda pak minutash, kryeqyteti është mbuluar nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por ky mot nuk pritet të zgjasë shumë.

Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimale, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodhë vetëm ditën e enjte.

Të ngjashme