Fillon asfaltimi i rrugës 11 kilometërshe për Dumnicë, Idrizi: Do të jetë një arterie e rëndësishme edhe për shumë biznese

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 12:04 | Nga Hasan Hoti

1.3 milionë euro është kostoja e rrugës 11 kilometërshe për në Dumnicë të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Aty, të hënën filluan punimet për asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se kjo rrugë është e rëndësishme për banorët e kësaj ane dhe arterie e rëndësishme edhe për shumë biznese.

“Sot jeni pikërisht në inaugurimin e fillimeve të asfaltimit të rrugës 11 kilometërshe, nga Dumnica pikërisht në vendlindjen e komandantit Gani Imeri që tani nga mungon në këtë ngjarje. Kjo rrugë kap koston diku 1 milion e 300 mijë euro, ndërkaq është planifikuar si projekt dyvjeçar, këtë vit fillon dhe vitin tjetër përfundon. Është një arterie shumë e rëndësishme që lidh këto fshatra të populluara dhe me shumë biznese që kanë filluar”, u shpreh Idrizi, teksa tha se ky projekt është bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Është bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, gjë që i falënderoj ministrinë dhe është projekt i përbashkët”, tha ai.

Të ngjashme