Fillon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në Gllobar të Drenasit

Drenas | 21 Qer 2018 | 15:21 | Nga

Ne kuadër të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2018, ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.

Sipas një njoftimi nga komuna, në këtë projekt do të përfshihen gjithsej 11 segmente, përkatësisht të gjitha lagjet e fshatit Gllobar.

Të enjten ka filluar asfaltimi i segmentit të parë që lidh lagjen Morina në drejtim të Pishave të Kamenicës, ndërsa ditëve në vazhdim, sipas njoftimit, do të asfaltohen segmentet tjera në lagje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme