Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar fillimin e fazës së dytë të dezinsektimit hapësinor.
Që procesi të jetë sa më i suksesshëm, Komuna lut qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura gjatë kësaj kohe si dhe t’i kufizojnë daljet në këto hapësira.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga sot në ora 19:00, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.
Andaj, lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.