Fillon Java kundër korrupsionit

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën Kundër Korrupsionit, e cila do të nisë sot.

Çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim do të trajtohen gjatë një jave.

Por, fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për sinjalizuesit i cili është miratuar këtë vit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojnë të gjeturat e studimit rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019.

Java Kundër Korrupsionit, e cila mbështetet nga Ambasada amerikane, nis të hënën më 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme