Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, këto ditë ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në 6 rrugë të Shipolit; “Skender Mujë Skenderi”, “Morava”, “Ali Hadri”, “Shaban Bunjaku”, dhe dy degëzime tjera për skaj magjistrales Mitrovicë- Skenderaj.
Kubëzimi i këtyre rrugëve është duke u realizuar përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni”, dhe ndërtohen falë bashkëfinancimit të komunës dhe participimit të qytetarëve.
Gjatësia e rrugëve në fjalë është mbi 1,100m, gjerësia përafërsisht 3,5m, ndërsa vlera totale e këtij projekti për kubëzimin e rrugëve arrin shifrën rreth 65 mijë euro.
Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, potencoi se komuna do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë kërkesat dhe realizimin e nevojave të banorëve në zonat e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë.