Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar për vlerat e luftës së UÇK-së.
Kryesia e Kuvendit vendosi dje për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e situatës së krijuar pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim për Grupin e ashtuquajtur të Drenicës. Për këtë, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.