Ka filluar takimit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Liderët Kurti e Mustafa pritet të vendosin për ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e presidentit.
Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.
“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë. Takimet dhe puna vazhdojnë do ta kurorëzojmë së shpejti”, u shpreh Kurti, raporton Ekonomia Online.
Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së.
Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.