Këtë muaj Komuna e Istogut do të nisë me kontrollin sistematik të nxënësve të shkollave fillore dhe fëmijëve nga mosha 6-vjeçare të institucioneve parashkollore, si masë preventive për sëmundjet orale, me theks të veçantë për shëndetin e dhëmbëve.
Kontrollet e të gjithë fëmijëve do të kryhen në shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog, në të cilën një hapësirë është shndërruar në një dhomë stomatologjike me të gjitha pajisjet e nevojshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo dhomë është kompletuar javën e kaluar edhe me karrigen stomatologjike, në vlerë prej 5 mijë eurosh, e cila sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Shefqet Mehmetaj, është dhuruar nga operatori i telefonisë mobile IPKO.
Në këtë shkollë të re, kur është ndërtuar, janë lënë enkas dy dhoma. Një për ordinancë të stomatologut dhe tjera për një mjek të mjekësisë familjare.