Finalizohet “autostrada energjetike” Shqipëri-Kosovë

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 14:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është finalizuar projekti më i rëndësishëm energjetik ‘Linja e interkoneksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, e cila ka një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km në territorin e Kosovës, duke i hapur kështu rrugë tregut të përbashkët të energjisë.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit që u zhvillua në NS Tirana 2 ishin Kryeministrat Edi Rama e Isa Mustafa, Ministrat Damian Gjiknuri e Blerand Stavileci, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, KfW-së dhe drejtues të operatorëve të sistemit të transmisionit të dyja vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha me këtë rast se përfundimi i punimeve në pjesën e Shqipërisë, shënon kompletimin e autostradës energjetike prej 400 kV ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Energjia është shtyllë e jona tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Kemi nevojë për energji stabile dhe të bollshme për biznese dhe ekonomi familjare, si parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe si parakusht i mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Mustafa, duke shtuar se kjo një vepër e madhe e një tregu të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, do të zgjerohet më tutje edhe në vende tjera në Evropën Juglindore, por edhe në Evropë në tërësi.
Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me projektin e interkoneksionit 400 kV mes dy vendeve po krijohen premisat themelore për një treg të përbashkët të energjisë, duke krahasuar atë me rrugën e kombit.

“Inaugurimi i kësaj linje është nisja e një kapitulli të ri për integrimin e të dy vendeve. Sot shohim me krenari sa shumë kemi bërë për t’u afruar dhe për t’i dhënë hapësirës tonë të përbashkët fuqi dhe portenciale zhvillimi, përmes një integrimi të gjithanshëm, duke filluar nga energjia e duke vazhduar në të gjithë sektorët”, tha Rama.

Të ngjashme