Nuk do ta kuptoj kurrë se përse këto male quhen “Bjeshkët e Nemuna”, të bekuara do të ishte fjala më e përshtatshme.”
E përditshmja britanike “Financial Times” i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë.
Gazetari Martin Fletcher ka vizituar zonën ku kryqëzohen malet e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, pikërisht Bjeshkët e Nemuna.
Në videon e realizuar nga prestigjiozja, Shqipëria shfaqet mrekullisht e bukur ndërsa, gazetari përshkruan një historik të shkurtër fetar e politik të 3 shteteve.
“Mahnitëse”, e cilëson bukurinë e veriut të Shqipërisë gazetari ndërsa tregon për jetën e fshatrave dhe ushqimet e pijet tradicionale që ka konsumuar. Rakia, djathi, mishi, sallata, etj janë në listën e gjërave të bio që çdo turist duhet t’i provojë.
“Nuk do ta kuptoj kurrë se përse këto male quhen “Bjeshkët e Nemuna”, të bekuara do të ishte fjala më e përshtatshme“, janë fjalët që mbyllin reportazhin e transmetuar në një nga mediat më me zë në botë.