Fitoi kampionatin, Tevez puth në buzë Maradonën (FOTO)

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është luajtur një finale në Boca Juniors, ku vendasit fituan në ndeshjen e fundit ndaj River Plate të kampionatit dhe dolën kampionë.

Një gol i Carlos Tevez i siguroi tri pikë Bocas që në fund këto pikë dolën të ishin të barasvlefshme me titullin e kampionit.

Akteri kryesor i mbrëmjes, Tevez, çmendurinë e tregoi edhe jashtë fushës së blertë. Ai në përshëndetjen me Diego Armando Maradona i dha këtij të fundit një puthje në buzë.

Sulmuesi argjentinas, Tevez, para ndeshjes kishte puthur në buzë legjendën Diego Maradona. Këtë ka thënë se e ka bërë për të marrë fat.

“E dija e më duhej ta puthja Diegon. Isha me fat… nganjëherë të duhet të shikosh për të gjetur fat”, ka thënë Tevez pas takimit./KK

Boca fiton titullin në Argjentinë, Tevez puth në buzë Maradonan për të marrë fat

Të ngjashme