Fitore e thellë e Djajve të Kuq, por Feyenoordi i pari

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 23:06 | Nga

Manchester United ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Feyenoord në Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka mposhtur Feyenoordin me rezultat të thellë prej 4:0 në Old Trafford.

Golat për ”Djajtë e Kuq” i shënuan Rooney (’35), Mata (’70), Jones (og,’75) dhe Lingard (’90) për rezultatin final 4:0.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, Man United gjendet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Feyenoordi në vendin e tretë me 7 pikë.

Ndërkaq në vendin e parë të këtij grupi renditet Fenerbahce pas fitores së sontme ndaj Zoryas me rezultat 2:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme