Fituesja e Oskarit: S’marr projekte se s’jam në nivelin e famës së Kardashianëve

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Charlize Theron ka thënë që nuk arrin të marrë shumë projekte për shkak se nuk është aq e famshme sa familja Kardashian, e njohur kryesisht nga shfaqjet reale.

“Ndihem sikur jam në një vend ku gjërat janë ashtu si janë. Të punuarit më tepër nuk mendoj që do ta ndryshojë nivelin tim të famës”, ka thënë Theroni.

“Ka qenë gjithmonë një udhëtim medikoër. Kurrë nuk kam qenë njëri prej atyre njerëzve që është në nivelin e famës së Kim Kardashianit”.

Theroni përndryshe kishte fituar Oskar si aktorja më e mirë pas paraqitjes së saj mbresëlënëse në filmin “Monsteri”.

Të ngjashme