Fjalë të urta izraelite

Prishtinë | 20 Dhj 2024 | 01:07 | Nga Ekonomia Online

Izraeli është një komb që ka ndikim të madh në botë sot. Për këtë, meritë ka edhe zgjuarsia, përgatitja dhe urtësia e percjellë brez pas brezi që i bën ata të kenë një kornizë të qartë dhe efikase për jetën.

Lexojini këto thënie e proverba izraelite, dhe mundohuni t’i aplikoni në jetën tuaj.

Çfarë nuk sheh me sytë tuaj mos e shpik me gojë.

Gratë qajnë më shpesh, sepse kuptojnë më shumë.

Kombet e bluajnë (tresin) ndryshe dhimbjen, gjermani e pi, francezi e ha, spanjolli gërthet, italiani fle.

Ligji punon ashtu si dëshiron paraja.

Një nënë e kupton çfarë nuk i tregon i biri.

Pushteti është pije dehëse.

Sa më ngadalë të ecësh, aq më shpejt do të mbërrish.

Siç janë lulet për kopshtin, erëzat për ushqimin, xhevahiret për veshjen dhe yjet për qiellin, ashtu janë edhe proverbat të ndërthurura me të folurën.

Askush në botë nuk është më i fortë sesa njeriu i ditur.

Atëherë kur të ngutet më së shumti bëhu më i ngadalshëm.

Çaji i ftohtë dhe orizi i ftohtë mund të durohen, ndërsa shikimi i ftohtë dhe fjala e ftohtë nuk mund të durohen.

Edukata është më e rëndësishme se origjina.

Edhe nëqoftëse të është tharë goja nga etja, mos pi ujë në pus të hajdutit.

Gota e parë – njeriu merr verën, gota e dytë – vera merr verën, gota e tretë – vera merr njerinë.

Gratë dhe pëlhurat nuk duhet të shikohen në dritën e qirinjve.

I çiltri gënjeu edhe djallin.

Ka pleq trevjeçarë dhe fëmijë njëqindvjeçarë.

Kur njeriu humbet gjithçka i mbetet dituria.

Kush e pranon paditurinë e vet, e kallëzon njëherë, ai që e fsheh – e dëshmon shumë herë.

Kush fillon me kokë dragoi përfundon me bisht hardhuce.

Lëvdimi i vetes është fillimi i turpit.

Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

Mos i bëj profeci atij që sheh më larg se ti.

Nëse i do fëmijët, jepu shumë dajak, nëse s’i do, jepu shumë për të ngrënë.

Nëse iu zgjidhet këpuca kur kaloni afër një kopështi me pjepër mos u përkulni për ta lidhur, sepse ata që ju shohin mund t’iu keqkuptojnë.

Nga varfëria në pasuri udhëtimi është i vështirë por kthimi është i lehtë.

Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj dimër.

Paraja kontrollon rregullat edhe në ferr.

Pickoje veten, do të shohësh se sa i dhemb tjetrit.

Zemra e grave është si disa vegla muzikore; varet nga ai që e prek.

Të ngjashme