Ky vit është përplot me emra të mëdhenj, dhe ata kanë shumë për të thënë për studentët e diplomuar të vitit 2017.
Është koha e diplomimeve, dhe kjo do të thotë se para se një grup njerëzish t’i bashkohen fuqisë punëtore, ata pranojnë lamtumira nga udhëheqësit e suksesshëm, njerëzit e famshëm dhe politikanët.
Nga Presidenti Donald Trump tek Sheryl Sandberg dhe Will Ferrell, fjalimet e këtij viti janë përplot me emra të mëdhenj. Dhe secili prej tyre kanë shumë për të ndarë me klasat e diplomuara të vitit 2017.
Shikoni thëniet më inspiruese nga folësit më të mirë këtë vit.
Howard Schultz
‘’Përdorni dhembshurinë, kuriozitetin dhe ndjeshmërinë drejt tjerëve dhe angazhimin tuaj në shërbim. Jepni më shumë se sa merrni dhe ju premtoj se do ju kthehet në mënyra që nuk mund t’i imagjinoni.
Në Universitetin e Arizona State, ish Kryeshefi Ekzekutiv i Starbucks ndau tregimin e tij personal të kalimit nga strehimi publik në sukses ndërkombëtar. Ai shpjegoi se si ka ndërtuar një biznes të bazuar jo vetëm në përfitime, por në vlera dhe modesti. Ai inkurajon edhe të tjerët të bëjnë këtë gjë.
Sheryl Sandberg
‘’Ndërtoni elasticitet në veten tuaj. Kur tragjeditë ose dëshpërimet shfaqen, dini se keni aftësinë për të kaluar pothuajse gjithçka’’.
Zyrtarja e Lartë e Operimeve në Facebook dhe themeluesja e LeanIn.org kujtoi se si u përball me tragjeditë e saj personale dhe si e ndihmuan që të bëhet më e fortë se kurrë. Gjatë fjalimit të saj në Virginia Tech, ajo inkurajoi të tjerët të mësojnë dhe të rriten nga këto momente.
Elizabeth Warren
‘’Pa marrë parasysh se çfarë pune tjetër bëni, çdo ditë, nëse gjeni çështje të cilat kanë rëndësi për ju dhe filloni të luftoni, ju do të ndërtoni një jetë më të lehtë dhe do të keni më pak momente ‘’mos më bëj të lëviz’’
Në fjalimin e saj në UMass Amherst, Elizabeth Warren ndau një fjalim pasionant dhe politik, duke inkurajuar të diplomuarit të marrin kontrollin e ardhmërisë së tyre dhe të bëhen pjesë e formimit të saj. Ajo dëshiron që të gjithë të përfshihen në diçka në të cilën besojnë.
Maz Jobrani
‘’Krijoni. Mos prisni që njerëzit t’ju japin gjëra për të bërë. Nëse jeni shkrimtar, shkruani, nëse jeni artist: vizatoni, nëse jeni ndërtimtar: ndërtoni! Mundësitë do ju vijnë vetëm nëse i krijoni ato’’.
Komediani Maz Jobrani u tregoi të diplomuarve të Universitetit California Berkeley për rëndësinë e ndjekjes së ëndrrave të tyre dhe të bëjnë atë që duan. Ai u la pesë këshilla studentëve që të bëjnë punë bamirëse, të bëjnë atë që duan, të marrin nën kontroll të ardhmen e tyre dhe më shumë.
Donald Trump
‘’Sa më shumë njerëz që ju thonë se nuk është e mundur, aq më shumë duhet të jeni të vendosur për t’ua dëshmuar të kundërtën. Trajtoni fjalën ‘’e pamundur’’ si asgjë më shumë se motivim’’.
Presidenti Donald Trump dha një fjalim të fuqishëm në Universitetin Liberty. Pavarësisht asaj që njerëzit thonë, Trump inkurajoi të diplomuarit të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjëherë.
Will Ferrell
‘’Pa marrë parasysh se sa klishe mund të tingëllojë, ju nuk do të jeni kurrë të suksesshëm deri sa të mësoni të jepni përtej vetes. Ndjeshmëria dhe mirësia janë shenjat e vërteta të inteligjencës emocionale’’.
Nga talljet në këndimin, komediani dhe aktori Will Ferrell dha një fjalim inspirues në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Duke ndarë tregimin e tij dhe duke treguar se si e ka ndjekur ëndrrën e tij, Ferrell inkurajon të diplomuarit të bëjnë të njëjtën gjë. Ai gjithashtu i motivon ata të qëndrojnë modestë, të vlerësojnë atë që kanë dhe të bëjnë gjëra për komunitetin e tyre. | Entrepreneur